Kryeministri Edi Rama, në komunikimin e kësaj jave foli për zgjedhjet në Kavajë. Ai ripërsëriti edhe njëherë se zgjedhjet do të bëhen me apo pa PD-në duke kërkuar që Partia Demokratike ta harrojë shtyrjen e zgjedhjeve.
"I bëj thirrje PD-së ta rishikojë vendimin e saj për zgjedhjet në Kavajë", tha Rama në komunikimin e tij javor, këtë të diel. Rama theksoi se projektet e rilindjes do të vijojnë këtë qytet.
Kryeministri pohoi se pas 25 vitesh rrëmujë, më në fund po bëhet shtet. Sipas tij, kemi më shumë vende pune sot se dje dhe do të ketë akoma më shumë nesër.
Duke ritheksuar mos shtyrjen e zgjedhjeve, apo krijimin e qeverisë teknike, kryeministri Rama i bëri edhe një herë thirrje Partisë Demokratike për dialog e për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për të bërë edhe ndryshime në Kodin Zgjedhor nëse është e nevojshme.
“Të dialogojmë çdo mekanizëm për garanci në zgjedhje, por ta harrojnë qeverinë teknike”, u shpreh Rama.
-
Rama: PD, kohë deri në mesnatë - zgjedhjet në qershor
-
Rama tërheq nga gara një kandidat të PS-së, Nishani vlerëson vendimin e tij
-
Edi Rama ftesë për dialog opozitës për reformën zgjedhore
-
Rama i gatshëm për dialog e reformë zgjedhore, 13 tetori “një e diel si të gjitha të dielat”
-
Rama: Nuk negociojmë demokracinë, zgjedhjet më 30 qershor