Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama uron Bajramin e Vogël me xhaminë e Beqarëve në Berat

Ditën e sotme gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në të gjithë botën festojnë festën e Bajramit të Vogël.

Urimeve për këtë festë iu është bashkuar dhe Kryeministri Edi Rama.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka zgjedhur një fotografi nga xhamia e Beqarëve në Berat për të uruar këtë festë.

“Mirëmëngjesi dhe gëzuar Kurban Bajramin me këtë foto të xhamisë së Beqarëve në Berat, një objekt i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore, ku po punohet intensivisht për restaurimin e saj, bashkë me Teqenë e Helvetive, Xhaminë e Et'hem Beut në Tiranë dhe Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër”, shkruan Rama në Facebook.

Sipas fesë islame, rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e tij herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi, duke mbaruar me vizitat në të afërm, fqinj, shokë e miq.

Kurbani është shprehje e heroizmit, sakrificës dhe bindjes së njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit.

Therja e kurbanit dhe ndihma për nevojtarët duke i gëzuar ata, i shërben zgjerimit të drejtësisë shoqërore dhe fuqizimit të dashurisë midis njerëzve.

Gjithashtu nga ana tjetër kurbani e mëson njeriun e pasur të japë nga pasuria e tij për të fituar kënaqësinë e Zotit.

Personi obligohet me therjen e një kurbani kur është mysliman, me mendje të shëndetshme dhe adult; nuk duhet të jetë udhëtar dhe duhet të zotërojë mundësi financiare minimale të përcaktuara fetarisht për t’u quajtur i pasur.