Kuvendi i Shqipërisë mban Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit në një videokonferencë, ku në fjalën e tij sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeu e cilësoi Shqipërinë si mike e madhe e SHBA-së dhe se toleranca në mbrojtjen e hebrenjve reflektohet edhe tani në këtë Kuvend
“Është nder për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj dhe për tolerancën e saj, ashtu siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar Antisemitizmin”, tha Pompeo.
Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria është mishërimi i një vendi për mbrojtjen e hebrenjve dhe se së shpejti në Vlorë do të ketë një muze në nderim të tyre.
“Në Vlorë ishin një numër i madh hebrenjsh në mes të shek 15 dhe për atë punë do të bëhet një muze që do të nderojë komunitetin hebre”, theksoi Rama.
Ndërkohë kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka theksuar se shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është nder për shqiptarët, teksa nuk ngurroi t'i çojë një 'mesazh' edhe presidentit Meta.
“Humanizmi i shprehur ndaj çdo komuniteti në rrezik, toleranca ndërfetare dhe vlera të tjera të popullit shqiptar vlejnë të përmenden, veçanërisht për të luftuar synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit dhe intolerancës”, u shpreh Balla.
Edhe
Pompeo falënderon shqiptarët për mbështetjen që i ofruan hebrenjve
Në Forumin që zhvillon Kuvendi ynë merr pjesë edhe presidentin Parlamentit Europian, David Sassoli kryeparlamentarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe folës të tjerë.
Kujtojmë që Parlamenti i Shqipërisë miratoi të enjten (22 tetor) projekt-rezolutën për përkufizimin e përdorshëm për Antisemitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. Kjo projekt-rezolutë është miratuar me 111 vota pro. Asnjë deputet në sallë nuk ka dalë kundër dhe pas votimit të gjithë kanë duartrokitur.