Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar të shtunën një video nga një takim që ka pasur me njeriun më të pasur në botë, biznesmenin dhe fytyrën e famshme të teknologjisë, Elon Musk.
“Me mister X në Romë”, ka shkruar Rama si përshkrim të videos në të cilën shihet për disa minuta me krijuesin e “Teslas” dhe “SpaceX”.
Musk është tashmë edhe pronari i Twitterit, të cilit ia ka ndryshuar emrin në “X”.
Shqipëria tashmë ka bashkëpunim me kompaninë hapësinore amerikane “SpaceX”. Në fillim të vitit, kjo kompani lëshoi me sukses dy satelitë shqiptarë “Albania 1” dhe “Albania 2”.
52-vjeçari Musk ka pasuri prej mbi 220 miliardë dollarësh, sipas indeksit të miliarderëve të “Bloombergut”.
Artikuj të ngjashëm