I pranishëm në Kongresin Botëror të Naftës që po mbahet në Turqi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion investimesh për kompanitë e mëdha.
Duke mbajtur fjalimin e tij në këtë event, Rama e ka vënë theksin tek prania e kompanisë së njohur “Shell”, investimi për gazsjellësin TAP dhe rezervat me burime natyrore që ka Shqipëria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për të gjitha këto arsye, ky është momenti më i mirë për të investuar në Shqipëri. Shqipëria ka çdo mundësi për t'u bërë fronti i ri i naftës, por për t'ia dalë me sukses duhet të punojmë së bashku. Për këtë arsye i jam mirënjohës presidentit Erdogan dhe qeverisë turke”, ka thënë Rama.