Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi nga selia e tij, derisa ka goditur sërish kundërshtarët.
Derisa ka treguar punën që po e bën ekipi i tij, ai ka thënë se opozita po i paralajmëron fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre.
Sipas Ramës, kur dalin rezultatet nga kutitë “vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”.
“Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore. Ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, ka shkruar ai në Facebook.
-
Rama reagon sërish: Dialog, po me kë?
-
“Simbolikë për dialog”, Rama vendos karriget para Kryeministrisë
-
Rama pas fitores së thellë: Ndihem i vogël përballë hartës së mbushur me fitore
-
Studentët rrëzojnë “karriget e dialogut” që i vendosi Rama
-
Rama paralajmëron familjet e të miturve: Do ta paguani nëse nuk mbani përgjegjësi për fëmijët