Vetëm pak minuta pasi që kreu kosovar i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, i dërgoi porosi homologut të tij nga Shqipëria, që të mos merret me “shpikjet politike në Kosovë”, ky i fundit ka postuar po ashtu në rrjetin social Facebook, një fotografi me Haradinajn.
“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. Gëzuar festën e Pavarësisë”, ka shkruar Rama, duke shtuar edhe flamurin kombëtar dhe atë shtetëror të Kosovës.
Koha.net raportoi për një përplasje mes dy kryeministrave, rreth temës së demarkacionit.
Ishte fillimisht Rama që tha se problematika rreth demarkacionit u shpik nga politika e brendshme e Kosovës. Ai tha gjithashtu se kjo ka rrezikuar seriozisht reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
E Haradinaj shkroi se “Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë!.
“Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, tha Haradinaj.
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
Mihali: LDK-ja duhet ta mbrojë shpinën nga Rama
-
Rama: Ditën kur Mihali i del në mbrojtje LDK-së, LDK-ja duhet të shikohet në pasqyrë
-
Thirrjeve për largim Rama u përgjigjet me sulme, sharje e etiketime të protestuesve
-
Rama për protestat: S’mund ta bëj përgjegjës Kurtin për sallahanet e Vetëvendosjes në Shqipëri