Kryeministri Edi Rama, në komunikimin e kësaj jave foli për reformat e ndërmarra nga qeveria. Rama theksoi se vendi është kthyer në drejtimin e duhur, duke përmendur rritjen e pensioneve, luftën kundër drogës, uljen e kriminalitetit, etj.
Sipas tij janë ndërmarrë reforma që nuk ishin marrë në 25 vite. Ai foli edhe për reformën në drejtësi, duke theksuar se duhen ndëshkuar tani të korruptuarit në sistemin e drejtësisë.
“Në çdo sektor punohet përditë në tre vite e gjysmë për të bërë shtet. Punësimi është rritur dhe papunësia ka rënë, por jo aq sa duhet. Na duhet një drejtësi e re, një drejtësi që garanton të drejtën e pronës, hetim të paanshëm nga kushdo qoftë. Një drejtësi që e bën shtetit shtet dhe qytetarin të lirë. Tanimë themelet e një drejtësi të re janë vendosur”, deklaroi Rama.
-
Rama: Agresioni kriminal ndaj gjyqtarit kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
Vatnikaj: Fitorja e protestave në Shqipëri – njerëzit kanë nisur të mos kenë frikë
-
Shehaj: Rama do të detyrohet të japë dorëheqje, protesta përfundon me zgjedhje të parakohshme
-
Lubonja: Dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike do të garantonin zgjedhje më të lira në Shqipëri