Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Meta presidenti i duhur, nesër zgjidhet

Kryeministri Edi Rama, duke folur në Top Channel e quajti Ilir Metën si personin e duhur për president të Republikës.

“Është një president që me siguri mund të kompensojë boshllëkun e madh që kemi pasur deri më tani. Është një President i lidhur me të gjithë. Ka akses tek të gjithë, flet me të gjithë dhe u thotë të gjithëve se çfarë mendon. Kjo është një zgjidhje ideale edhe për vetë PD”, tha ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe sot Ilir Meta është kandidat për President që vjen natyrshëm sepse është situata e tillë që kërkon Ilir Metën President. Po të mos ishte kjo situatë, Meta do të ishte në krye të betejës për të marrë edhe më shumë deputetë dhe për të qenë në vazhdimësi pjesë e jetës politike aktive”, shtoi kryeministri Rama.

“Nesër Ilir Meta zgjidhet President i Republikës me mbështetjen e plotë të LSI dhe PS”, vijoi kryeministri.