Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur kërcënimeve të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili në një intervistë për “TV Pink”, tha se “Mali i Zi e Maqedonia e Veriut kanë gabuar që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe do t’i godasë në kokë, siç po i godet në Ukrainë ata që promovuan Kosovën si shtet të pavarur”.
Vuçeviq tha se “u hap kutia e Pandorës”. Vuçeviq madje tha se “ka përkrahje ndërkombëtare për formimin e ‘Shqipërisë së Madhe’”.
Rama në platformën “X” i quajti të papranueshme kërcënimet dhe tha se “Serbia s’duhet të harrojë se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë aleatë në NATO”.
“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme e të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë në NATO dhe plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush s’ka mundur ta imagjinonte në dekadat e mëhershme dhe s'mund dhe s'do të lejojmë asnjërin që të na kthejë në të kaluarën, që po e lëmë pas! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”, ka shkruar Rama në X.
Threats against the stability and integrity of North Macedonia and Montenegro are dangerous and unacceptable. Let's not forget that Albania, North Macedonia and Montenegro are NATO allies fully dedicated to the security and territorial integrity of one another. We have achieved…
— Edi Rama (@ediramaal) August 21, 2023
-
Rama: Vuçiqi e ka një makth – Kosovën
- Integrim pa anëtarësim dhe pa Kosovën
-
Rama e Vuçiqi me ide të përbashkët, anëtarësi të klasit të dytë në BE
-
Zagrebi zyrtar i reagon Vuçiqit për deklaratën lidhur me aleancën Kroaci-Kosovë-Shqipëri
-
Rama: Kosova është shtet për ne, por jo për Serbinë – ky është problemi i madh