Sapo Kuvendi i Maqedonisë u hapi rrugë ndryshimeve kushtetuese, për të proceduar më pas me miratimin e ndryshimit të emrit në Republikën e Maqedonisë Veriore, reagoi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Në një postim në Twitter, Rama uroi për “lindjen” e kësaj republike të re, ndërsa nuk ngurroi të komplimentojë kryeministrin Zoran Zaev dhe të gjithë ata që punuan për të arritur këtë sukses.
“Gëzuar ditëlindjen Republika e Maqedonisë Veriore. Urime të përzemërta kryeministrit Zoran Zaev dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë moment historik. Një derë e re e të ardhmes u hap sot për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë Veriore”, shkroi Rama në Twitter.
Qeveria e Maqedonisë ia doli mbanë të sigurojë votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik të fqinjit tonë, përcjell Alsat. Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-at e nevojshme për ndryshime kushtetuese. Tashmë qeverisë i jepen 15 ditë kohë për të paraqitur në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.
-
Me tortë për ditëlindje, protestuesit i urojnë dorëheqje Ramës
-
Rama: BE-ja të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim
-
Edi Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në sukses e mbarësi për Kosovën
-
Rama: Kosova të mos e mendojë Serbinë, por t’i kryejë detyrat në raport me BE-në
-
Rama: Synojmë të hapim pesë kapitujt e mbetur brenda këtij viti