Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur të martën nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara, ku mbahet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri.
Në ceremoninë zyrtare të pritjes së zhvilluar në Kompleksin Presidencial, Rama e ka përmendur Kosovën. Ai ka thënë se një gjë që do të mbetet në kujtesën kombëtare është njohja e Kosovës si Republikë e pavarur pak minuta pas shpalljes së pavarësisë.
“Besoj që sa herë flitet në këtë nivel për marrëdhëniet me Shqipërinë, shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova nuk mund të harrojmë tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë kombëtare, e parë falë jush dhe qeverisë suaj Kosova u njoh si Republikë e pavarur pak minuta pasi parlamenti shpalli pavarësinë, e dyta kur Shqipëria u godit nga tërmeti me pasoja jashtëzakonisht të rënda ju ishit i pari që komunikuar me muaj më thatë që sa të jetë Turqia, Shqipëria nuk do të jetë kurrë vetëm dhe morët iniciativën publike për fillimin e ndërtimit të 500 apartamenteve të reja”, ka thënë Rama, raportoi “TCh”.
Ndërsa, presidenti turk ka thënë se në mbledhjen e parë të Këshillit janë dakorduar për t'i ngritur në nivel më të lartë marrëdhëniet mes dy vendeve.
"Bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet. Sot në mbledhjen e parë të këshillit tonë konfirmuan vendosmërinë për të ngritur në nivel më të lartë marrëdhëniet tona. Rëndësinë që i jep Turqia zhvillimit të Shqipërisë. Përforcuam bazën juridike", ka thënë Erdogani.
Edhe
Rama: Miq si Erdoganin dhe Turqinë, Republika e Kosovës s’gjen dot
Në komunikatën e lëshuar nga Drejtoria e Komunikimit të Turqisë, thuhet se gjatë takimeve me Shqipërinë si partner i Turqisë në NATO, diskutimet do të përfshijnë jo vetëm marrëdhëniet dypalëshe, por edhe shkëmbimin e mendimeve për zhvillimet rajonale dhe globale, me fokus të veçantë në Ballkan.
“Në agjendë është edhe nënshkrimi i dokumenteve të ndryshme që synojnë forcimin e mëtejshëm të bazës kontraktuale të marrëdhënieve dypalëshe Turqi-Shqipëri me rastin e Mbledhjes së Këshillit”, thuhet në komunikatë.
-
Erdogani uron Kosovën: Do ta vazhdojmë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit
-
Përvjetori i 18-të i Pavarësisë bën bashkë në Prishtinë liderët e Kosovës e Shqipërisë
-
Osmani e Rama diskutojnë për bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes
-
Erdogani komenton idenë e Ramës që prezantoi liderët si fëmijë