Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama e quan qesharake arsyen e opozitës për protestë

Komunikimin e tij javor, kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar protestës së organizuar një ditë më parë nga opozita me kërkesën për zgjedhje të lira e të ndershme.

Duke e quajtur si qesharake arsyen e kësaj proteste, Rama theksoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të lira e transparente pavarësisht bllokimit të komisionit të reformës zgjedhore pikërisht nga opozita.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më tingëllon qesharake, protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. A ka pasur ndonjë shqetësim nga ndonjë partner për cenimi e zgjedhjeve? Absolutisht jo”, ka thënë Rama.

Ai ka shprehur respekt për qytetarët që dolën ditën e djeshme në protestë, por ndërsa vlerësoi se edhe ata e duan Reformën në Drejtësi dhe Vettingun, theksoi se janë pikërisht ata që e organizuan këtë protestë që nuk e duan një gjë të tillë.

bërtasësh sot për varfërinë, korrupsionin, dhe të jesh kundër reformës e Vettingut është kulmi i hipokrizisë, në një mjet për të mbrojtur përfitime personale”, u shpreh Rama duke theksuar se “çadrat në Bulevard strehë për t'u mbrojtur nga Vettingu”.