Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, thotë se nuk po sheh siguri të mjaftueshme që ura mbi Ibër të lirohet për qarkullim.
Ai thotë se ura do të hapet kur palët të bien dakord dhe jo kur dikush e kërkon atë.
Rakiq i ka thënë RTS-it se aspekti i sigurisë është gjithashtu shumë i rëndësishëm, për çka çështja e urës në Mitrovicë është temë në dialogun në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë.
“Deri në këtë moment, nuk po shohë as në aspektin e sigurisë, as në ndonjë supozim tjetër nuk është bërë për të hapur urën”, thotë Rakiq.
Këto komente vijnë pas këmbënguljes së zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq, se ura duhet të hapet “pa vonesa”. Goran Rakiq, që është edhe kryetari i Listës Serbe, thotë se një deklaratë e tillë nuk është e bazuar në atë që është rënë dakord.
-
Vuçiqi flet sërish për urën mbi Ibër, thotë se do të flasë me evropianët e më pas edhe Washingtonin
-
Vuçiq: Ura mbi Ibër ishte pjesë e dialogut, tani duan ta heqin
-
Vuçiq: Ndërhymë që të mos lejohet hapja e urës mbi Ibër
-
Vuçiq për Urën e Ibrit: S’ka hapje pa marrëveshje e vullnet të përbashkët
-
Presidenti i Serbisë thotë se më 14 ose 15 gusht do të hapet “dhunshëm” ura në Mitrovicë