Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rahoveci zgjedh kryesuesin e Kuvendit në fund të afatit ligjor

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Rahovecit në seancën e mbajtur të shtunën mbrëma kanë zgjedhur kryesuesin e këtij organi komunal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me shumicë të thjeshtë votash kryesues është zgjedhur Afrim Dina i AAK-së. Në seancë është raportuar se kanë qenë të pranishëm 17 këshilltarë, prej të cilëve 14 kanë votuar për Dinën dhe tre kanë abstenuar.

Njoftimi për zgjedhjen e Dinës është publikuar përmes rrjeteve sociale nga anëtarët e këtij organi. Këshilltari i AAK-së, Ervin Hoxha, ka shkruar se “Afrim Dina nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është zgjedhur kryesues i ri i Kuvendit të Komunës në Rahovec”. Të dielën një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë kryesuesi Dina, i cili në postimin e tij ka uruar Rahovecin dhe i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)