Ndarja e grantit të performancës për komunat fituese të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, ka krijuar pakënaqësi tek zyrtarët e Komunës së Rahovecit.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, ka shprehur keqardhjen që Rahoveci nuk është në mesin e komunave përfituese të grantit të ndarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ndonëse sipas tij, kjo komunë i ka përmbushur, e madje në disa raste edhe i ka tejkaluar gjashtë kriteret e performancës për grantin në fjalë, shkruan sot Koha Ditore.
Krasniqi ka sqaruar në rrjetet sociale se Komuna i Rahovecit e ka prioritet mbrojtjen, ruajtjen dhe kultivimin e mjedisit të pastër dhe në kuadër të kësaj ajo ka përpiluar një plan operacional, që ka filluar të zbatohet nga marsi i vitit 2018, teksa bashkëpunimi dhe plani i organizatës “Let's Do It Kosova”, ka filluar të implementohet 6 muaj më vonë - në shtator të vitit të kaluar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prizreni s’i përmbush kriteret minimale për përfitim nga Granti i Performancës Komunale
-
KDI për transparencën e komunave: Shqetësuese mungesa e raportit për përfitime të granteve
-
Komunat serbe vazhdojnë t’i injorojnë institucionet qendrore, japin pak të dhëna në raportet e performancës
-
23 komuna përfitojnë grantin e performancës për mjedis të pastër
-
Komuna e Rahovecit fiton grant prej 137 mijë e 974 eurosh