Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rahoveci- Komuna më transparente në rajonin e Prizrenit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bazë të monitorimit njëvjeçar në rajonin e Prizrenit ka vlerësuar se Komuna e Rahovecit ka qenë më transparentja, e pasuar nga Komuna e Malishevës.

Komuna e Prizrenit edhe pse vlerësohet si komunë e madhe dhe qendër rajonale ka arritur që të renditet tek e treta në këtë matje, duke lënë prapa vetes Komunën e Suharekës. Ndërkohë tradicionalisht, dy vendet e fundit u kanë takuar Dragashit dhe Mamushës, shkruan sot Koha Ditore.

Naim Cahani nga KDI-ja gjatë një konference për media ka pohuar se raporti i titulluar “Transparometri komunal” paraqet një instrument të matjes dhe krahasimit të transparencës në gjashtë komunat e rajonit të Prizrenit, pra Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash dhe Mamushë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm