Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rada Trajkoviq thotë se deklarata e Vuçiqit ndaj saj njësoj si ndaj Oliverit

Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, deklaroi se “ respekton fuqimisht” deklaratën e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, lidhur me atë se çfarë mbështetje kam unë në Kosovë, duke vënë në spikamë se deklaratat e tilla ishin dhënë edhe për mbështetjen ndaj Oliver Ivanoviqit.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Vuçiqit dhënë medieve serbe, Trajkoviq përsëriti se ai “respekton fuqimisht deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke pasur parasysh pozicionin dhe aftësinë e tij për të gjetur se çfarë lloj mbështetjeje kam në vend dhe që ajo të arrijë në 0.0001 për qind”, transmeton RTK

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fatkeqësisht, realiteti tregon se nga mbështetja e tillë deri te Aleja e Madhe në Varrezat e Reja është rrugë e shkurtë”, deklaroi Trajkoviq.

“Ndërkaq populli që janë mbledhur për ta përcjellë në varr, Olliver Ivanoviqin e vrarë, i cili gjithashtu ishte karakterizuar si një njeri pa mbështetje politike, vërtetoi se sa ishte i rëndësishëm për të gjithë ne, serbët e Kosovës”, shtoi Rada Trajkoviq.