Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarëve s’po u pëlqen mënyra e re e përfitimit nga kuponët fiskalë, ATK sqaron gjithçka

Qytetarët nuk po e presin mirë vendimin e ATK-së për të ndryshuar mënyrën e mbledhjes së kuponëve fiskalë.

E gjithë kjo po ndodh pas vendimit të ATK-së për të ndryshuar formën e mbledhjes kuponëve fiskalë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qytetarët kanë thënë se nuk e kanë ndërmend të derdhin mundin për t’i mbledhur kuponët nëse realizohet qëllimi i ATK-së për ta bërë mbledhjen e kuponëve përmes sistemit elektronik.

Por, ka një numër edhe më të madh të qytetarëve që fare s’po e marrin mundin që të mbledhin kuponë fiskalë.

Në Administratën Tatimore po arsyetohen me përfundimin e kontratës së punëtorëve që deri më tani janë angazhuar në këtë proces dhe sistemin e ri fiskal që do të vendoset.

Por, pavarësisht kësaj, thonë se qytetarët janë të obliguar që të marrin kuponin fiskal.