Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët, kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë

Mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë po e kundërshtojnë qytetarët e Mitrovicës, duke thënë se vetë institucionet nuk është dashur ta lejonin një gjë të tillë.

Në anën tjetër, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka deklaruar se për këtë, ka një marrëveshje me OSBE-në, dhe e cila duhet respektuar, raporton KTV.

Ky angazhim i OSBE-së, që bazohet në modelet e mëparshme të vitit 2012, 2014 dhe 2016, do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, duke hapur katër qendra grumbullimi dhe degë përkatëse nëpër Kosovë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka thënë se në aspektin e sigurisë së qytetarëve, të gjitha veprimet policore realizohen konform standardeve te parapara dhe garantimit të të drejtave njerëzore.


Qytetarët, kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe... by kohanet