Ambasadorët e shteteve të Quintit në Kosovë (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë dhe Itali), u kanë shkruar sot krerëve të institucioneve të Kosovës për të shprehur shqetësimin e tyre me arrestimin e 6 shtetasve turq, të enjten, mëson KTV-ja.
Sipas burimeve të televizionit, ambasadorët e shteteve perëndimore kanë kërkuar sqarime për arsyet e deportimit të shtetasve turq dhe mënyrën e zhvillimit të gjithë operacionit.
Publikisht ka reaguar vetëm ambasadori amerikan, Greg Delawie që ka kërkuar transparencë për ngjarjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadorët e akredituar në Kosovë shkojnë në Qeveri
-
Prokuroria interviston numër të madh të dyshuarish për dëbimin e shtetasve turq
-
Refuzimi i Thaçit për të dëshmuar për deportimin e turqve, merr vëmendjen e medieve ndërkombëtare
-
Turqia reagon ndaj thirrjes së SHBA-së për përgjegjësi ndaj atyre që dëbuan shtetasit turq nga Kosova
-
Opozita do seancë të re për dëbimin e turqve, pushteti e quan raportin “jovalid”