Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qortohet Inspektorati Policor pas hetimit të aksionit që ia vuri prangat Gjuriqit

Qortim të fortë nga zyrtarë të subjekteve në pushtet ka marrë të enjten Inspektorati i Policisë (IPK), shkaku që i ka përcjellë në organin e akuzës gjetjet e një hetimi rreth aksionit policor të një viti më parë, i cili kishte përfunduar me arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ata janë vënë në mbrojtje të policëve të përfshirë në aksion, për të cilët kanë thënë se vetëm kanë zbatuar urdhrat e eprorëve.

Reagimet janë bërë ditën kur “Koha Ditore” ka raportuar se dy prokurori janë duke u marrë me aksionin që ia vuri prangat Gjuriqit. Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka marrë në trajtim rastin, pasi në këtë institucion Inspektorati e ka përcjellë një raport informues. Ndërkaq, edhe në Serbi është hapur procedurë hetimore kundër “ekzekutorëve dhe urdhërdhënësve” për arrestimin e Gjuriqit.

Deputeti Daut Haradinaj, i cili është vëlla i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka deklaruar se hetimi i Inspektoratit Policor ndaj policëve është në mospërputhje të plotë me detyrat që i janë dhënë këtij institucioni. Kjo, pasi ka konsideruar se policët me shumë profesionalizëm e kanë kryer detyrën e tyre në rastin e aksionit për arrestimin e Gjuriqit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)