Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se me vetëm dy specialistë të kardiokirurgjisë, me përkrahje të specializantëve, Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, stafit të mesëm (infermier/e, instrumentale), Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Ministrisë së Shëndetësisë, në shërbimin e kardiokirurgjisë në këtë gjashtëmujor janë kryer 75 operacione, përderisa në total numri i operacioneve deri tani në këtë shërbim ka arritur në 215.
Nga statistikat e deritanishme, sipas QKUK-së, vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës në këtë shërbim, ngase në vitin 2015, ishin kryer vetëm 28 operacione, më 2016. tërë vitin 112 sosh, përderisa vetëm në këtë gjashtëmujor, siç u theksua më lartë, janë kryer 75 operacione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë kësaj periudhe kohore, kanë përfituar edhe specializantët të cilët kanë pasur mundësi të edukohen brenda institucionit dhe duke qenë nga afër pjesë e këtij shërbimi me rëndësi kombëtare”, thuhet në këtë komunikatë të QKUK-së.
Shërbimi i Kardiokirurgjisë i QKUK-së, falënderon të gjitha institucionet për përkrahje të deritanishme dhe apelon që ky shërbim të futet në prioritetet kombëtarë për furnizim me barna, material të nevojshëm shpenzues dhe përkrahje të vazhdueshme në stimulim të stafit të këtij shërbimi, në mënyrë që të ketë rritje të vazhdueshme të kualitetit të shërbimeve dhe të numrit të operacioneve.