Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare në Skenderaj ka përfituar shtretër modern donacion nga Austria.
Donacioni ka ardhur nga organizata austriake “Lasarus Hilfswerk Lichtenstein e V” me iniciativë të infermierit të QKMF-së Blerim Fazliu.
Ky donacion për këtë isnstitucion publik shëndetësor është realizuar përmes përfaqësuesve të Ambasadës së Kosovës në Vjenë Valbona dhe Visar Rreci.
Me rastin e pranimit të këtij donacioni drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Skenderaj Enver Gashi, në emër të Komunës së Skenderaj i ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës austriake Johannes Ruding dhe Erdtner Hans-Jorg, për dhurimin e shtretërve për QKMF-në, si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë mundësuar sjelljen e tij në Skenderaj.
QKMF në Skenderaj, tashmë ka një objekt shumë modern në shërbim të qytetarëve të Skenderajt, donacionet si ky i organizatës austriake i ndihmojnë stafit mjekësor në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për pacientët.
-
QKMF-ja në Fushë Kosovë furnizohet me pajisje dhe material shpenzues
-
Bashkatdhetarët ndihmojnë me pajisje QKMF-në në Podujevë
-
Mërgimtari Blerim Selimi i dhuron QKMF në Skenderaj edhe një autoambulancë
-
KFOR-i dhuron pajisje me të cilat shtohen kapacitetet për intervenime urgjente në Prizren
-
Banka Botërore ndihmon QKMF-në e Podujevës me pajisje mjekësore