Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qindra fermerë të rajonit të Pejës presin kompensimin për lopët e ngordhura

Ka kaluar gati një vit e gjysmë prej humbjeve që i kanë pësuar fermerët e Pejës, Istogut dhe Deçanit në bagëtinë e tyre nga sëmundja gungore e lëkurës së gjedhit, e shfaqur verën e kaluar, por tek tash niveli qendror u ka premtuar se do t’i kompensojë ata.

Fermerët e goditur shpresojnë që këto të mos mbeten vetëm fjalë e premtime të Ministrisë së Bujqësisë, e cila përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka kërkuar nga komunat që t’i kompletojnë dokumentacionin e duhur për kompensimin e fermerëve, të cilët vetëm në këto tri komuna kanë humbur 565 krerë lopë, sa edhe janë regjistruar si raste të ngordhura nga ajo sëmundje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej këtij numri, sipas të dhënave nga këto tri komuna, mbi 90 për qind e rasteve të regjistruara kanë qenë lopë qumështore dhe në treg njëra ka një çmim deri në dy mijë euro.

Gjedhet në Komunën e Istogut kanë qenë më të prekurat nga gungorea në nivel vendi. Gjatë periudhës kur është shfaqur ajo, në këto komuna kanë qenë të regjistruara rreth 600 gjedhe të sëmura nga gungorea, prej të cilave gati gjyma kanë ngordhur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.