Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qifllaku bëhet me objekt të ri të Zyrës së Gjendjes Civile

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka vizituar sot punimet për ndërtimin e objekti të ri të Zyrës së Gjendjes Civile në fshatin Qifllak, investim ky nga buxheti komunal i Rahovecit, njfotn kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Vehapi me këtë rast ka uruar zyrtarët e kësaj zyre duke u thënë se gjendja e zyrave, në të cilat gjenden duke punuar nuk janë të mira, andaj është vendosur për ndërtimin e objektit të ri.

Zyrtarët Ibrahim Thaçi dhe Ajet Sahitaj, kanë thënë se ndërtimi i objektit të ri të Zyrës së Gjendjes Civile ka qenë i nevojshëm, pasi që objekti i vjetër në të cilin janë duke punuar aktualisht nuk i plotëson kushtet për punë.