OJQ “Demokracia plus”, të mërkurën, ka prezantuar raportin e monitorimit të aktiviteteve të prokurimit në Komunën e Gjilanit. Për këtë komunë janë analizuar 9 tenderë të ndryshëm. Gjetjet flasin se qeverisja lokale inicion procedura të prokurimit për projekte të ndryshme të paplanifikuara në planin e prokurimit. Kurse në shumicën e tenderëve, të cilët janë analizuar, është se afati kohor për dorëzimin e ofertave nga operatorët ekonomikë është më i shkurtër seç lejon ligji.
Gjithashtu Komuna nuk kërkon garanci për produktet për të cilat do të furnizohen, si edhe nuk respekton vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, shkruan sot Koha Ditore.
Dhe një rast kishte anuluar një tender në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik. Komuna në këtë raport vlerësohet se ka treguar qasje jobashkëpunuese me organizatën “Demokracia plus”.
Isuf Zejna, menaxher i programit për sundim ligji në “Demokracinë plus”, ka deklaruar se Komuna nuk ka ofruar qasje në të dhënat e zbatimit të tri kontratave, duke përfshirë faturat dhe shikimin e produkteve të dorëzuara nga operatorët ekonomikë.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)