Institucioneve të Kosovës nuk po u mjafton një armatë e tërë e veturave që i kanë në dispozicion, raporton KTV.
Përpos tenderëve që i kanë hapur më herët për blerje të tyre, tash kanë hapur tender për marrje të veturave me qira. Për një tender të tillë, Ministria e Administratës Publike ka ndarë 10.000 euro.
Në dosjen e tenderit, kjo ministri ka ndarë mjetet e lartpërmendura për kontraktimin me qira të 5 veturave operative.
10 mijë eurot e parapara në tender do të shkojnë për shfrytëzimin e këtyre veturave vetëm për 8 muaj, aq sa zgjat kontrata me kompaninë fituese. Zyrtarë të kësaj ministrie, pas interesimit të KTV-së, kanë thënë ta kenë anuluar një tender të tillë dhe në konsultim me Agjencinë Qendrore të Prokurimit, gjatë kësaj jave, pritet të bëhet inicimi i kësaj çështjeje në nivel qendror.
Mirëpo, dosja e tenderit vazhdon të jetë publike në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Kjo ministri nuk ka pranuar të tregojë se cili institucion ka kërkuar vetura me qira dhe për çfarë arsye.
Edhe
Qeverisë s’i mjafton armata e veturave, merr të tjera me qira!
Isuf Zejnaj, nga Demokracia Plus, thotë se edhe kjo qeveri po vazhdon avazin e vjetër sikur të qeverive të kaluara, duke keqpërdorur buxhetin në fund të mandatit.
Ndërsa, Jeton Zulfaj nga Lëvizja Fol kërkon nga qeveria e re të marrë mësim nga modeli kroat i shfrytëzimit të veturave zyrtare.
Përpos shfrytëzimit 24 orësh, shumë shpesh është raportuar se me vetura zyrtare, punonjësit e ministrive të ndryshme kanë kaluar pushimet në Shqipëri.