Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeverinë Haradinaj Kurti e quan “qeveri Rikallo”

Albin Kurti i Vetëvendosjes thotë se nëse ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, do të kishte ndërgjegje të pastër, atëherë do të ftonte në takim familjet të cilat e kanë akuzuar në skorien e KTV-së.

Kurti ka thënë se zhurma që po bën Rikallo me akuza kinse për bashkëpuniim në KAN e me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e bën edhe më të dyshimtë rastin e tij.

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se mënyra se si provonte të nxirrej e bën dyfish të dyshimtë.

“Mënyra se si provonte ai të imagjinonte fije kashte se ku të kapet e bën edhe më të dyshuar te unë. Mënyra se si përpiqej të nxirrej në përputhje me disa dëshira të zyrtarëve të PDK-së, që nuk çajnë fare kokën se e kanë njeri të tillë në qeveri. Është mirë që prokuroria ta vazhdojë procesin duke e hetuar këtë rast”, ka thënë Kurti.

Kurti ka kritikuar edhe Haradinajn që tha se ka pyetur mekanizmat e sigurisë dhe i kanë thënë se nuk kanë fakte që Rikallo ka qenë i përfshirë paraluftës në tortura ndaj shqiptarëve.

“Si mundet një kryeministër të thotë se prokuroria, policia dhe AKI nuk kanë asgjë për këtë”, ka thënë Kurti.

Edhe Kurti kërkon shkarkimin e Rikallos: Përmendja e emrit tim, Ahmetit e Dedës ka për qëllim të godasë opozitën Arbëri Kurti kërkon shkarkimin e Rikallos: Përmendja e emrit tim, Ahmetit e Dedës ka për qëllim të godasë opozitën

Kurti ka thënë se lëvizje KAN nuk ka as edhe një lidhje me Rikallon. Ai shpjegoi lidhjen e tij me shkrimtaren, Alice Mead, lidhje kjo e cila filloi që në vitin ’97.

“Kur e kam pyetur Alice se si erdhe në Kosovë, si u angazhove, ajo më tha se u interesova për Bosnjën. Kur e vëzhgova me vëmendje, konkulidimi ishte ky, ky problem nuk mund të niste këtu, fillimi ishte diku tjetër dhe erdha në Kosovë... E në 2002 kemi filluar që ti rivendosim kontaktet, këta kanë bërë shumë fushatë për lirim e tim nga burgu. Unë nga burgu kam shkruar letra me Alice Mead. Kam filluar që t’u shkruaj letra duke ju falënderuar për punën që e kanë bërë neve. Kemi ardhur në përfundim që ta riaktualizojmë KAN-in”, ka thënë ai, duke shprehur bindjen se Rikallo nuk ka qenë themelues i KAN-it.

Kurti ka thënë se Haradinaj duhet ta shkarkojë Nenad Rikallon. Por thotë se nuk do e bën, duke e quajtur qeverinë e tij “qeveri Rikallo”.