Shkelje ligjore janë evidentuar gjatë nxjerrjes së akteve nënligjore nga disa kuvende komunale.
‘Raporti i funksionimit të komunave për vitin 2017’, evidenton 9 komuna të Kosovës, të cilat kanë nxjerrë akte nënligjore në mënyrë të kundërligjshme.
Në mesin e këtyre komunave janë ajo e Fushë Kosovës, komuna e Drenasit, Shtimes, Lipjanit, Kllokotit, Istogut, Deçanit, etj.
Nga 23 akte që u nxorën gjatë vitit 2017, vetëm në 7 raste komunat e Kosovës i kishin harmonizuar ato me ligjet në fuqi, ndërsa në 16 raste të tjera këto akte kanë mbetur të paharmonizuara.
Në këtë raport vërehet se komunat veriore vazhdojnë të jenë problem për nivelin qendror.
Derisa 34 komuna në mbarë vendin kishin themeluar Këshillin Komunal për Siguri, janë katër komunat veriore ato të cilat kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë.
E, në këtë raport pati edhe të dhëna pozitive për punët dhe sfidat që i përcollën komunat gjatë vitit të kaluar.
Edhe
Nëntë komuna arrijnë pikët maksimale për transparencë, pesë të tjera bien ndjeshëm
Hapa pozitivë u tha se janë bërë gjatë zbatimit të kritereve për Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim.
Gjithashtu, në raport vërehet se buxheti i komunave për vitin 2017 është më i lartë për 22 milionë euro krahasuar me vitin 2016.