Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria thotë se ua ka plotësuar kërkesat minatorëve

Ministria e Ekonomisë ka thënë së ka qenë në kontakt me Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve (BpD) të “Trepçës” të cilët kanë raportuar rregullisht mbi zhvillimet në Trepçë. Sipas saj, Bordi ka kërkuar vazhdimisht por nuk i janë raportuar informatat në lidhje me organizatorët e grevës, numrin e saktë të grevistëve dhe gjendjen shëndetësore të secilit prej tyre, kohën e hyrjes dhe daljes së grevistëve dhe personave të tjerë në minierë.

Ministria ka thënë se është njoftuar me kërkesat e grevistëve më 24 tetor. Ajo ka thënë se Qeveria ka ndarë mjete një ditë para grevës dhe se ndërmarrja ka ekzekutuar pagat një ditë pasi kishte filluar greva.

Siç ka theksuar më tej, pas mjeteve financiare i vetmi kusht i minatorëve që ka mbetur pa u plotësuar ka qenë shkarkimi i ushtruesit të detyrës së kryeshefit.

“Sa i përket pagave për muajin shtator, Qeveria ka ndarë 1.64 milionë euro për Trepçën një ditë para se të fillonte greva, pra më 23 tetor 2023, ndërsa ndërmarrja ka ekzekutuar pjesën e mbetur të pagave më 25 tetor (një ditë pas fillimit të grevës). Pas pagesës së pagave dhe shpjegimit që është dhënë nga Bordi me kërkesa të tjera, më 25 tetor Bordi është informuar se e vetmja ankesë aktive mbetet shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeshefit. Në lidhje me këtë, Bordi ka informuar punonjësit se vlerësimi dhe emërimi i Kryeshefit është kompetencë ekskluzive e Bordit, dhe kanë garantuar se vlerësimi i performancës i të gjithë zyrtarëve të lartë të ndërmarrjes është duke u bërë në përputhje me ligjin. Ata gjithashtu kanë shprehur qëndrimin e qartë që të gjitha vendimet në lidhje me ndërmarrjen do merren vetëm në bazë të argumenteve dhe fakteve, konform rregullave dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatën e ME-së.

Ministria u ka bërë thirrje minatorëve që t’i kthehen punës.

Ajo ka publikuar të dhëna për pagat dhe operimin në Trepçë, ndërsa ka shkruar se “çdo ditë mospune Trepçës i kushton 40-50 mijë euro dhe vështirëson operimin e ndërmarrjes dhe mundësinë për të paguar pagat me kohë”.

Edhe Minatorët ankohen se morën vetëm gjysmën e pagës Arbëri Minatorët ankohen se morën vetëm gjysmën e pagës