21:20 - Naser Osmani, deputet i LDK-së, ka thënë se qeveria duhet të marrë më seriozisht çështjen e policës kufitare që paguajnë mërgimtarët kur vijnë në Kosovë. Sipas tij, qeveria duhet t’i bartë shpenzimet për këtë.
“Varianti i parë është të paguhet edhe më tutje ata që vijnë në Kosovë ta paguajnë policën në kufi, varianti i dytë që shpenzimet m’i bart qeveria dhe e treta të mbulohet nga byroja. Për ta garantuar këtë fond, me një kompani kredibile në Kosovë është zgjidhja më e mirë”, ka thënë ai.
Këtë e përkrahi edhe Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.
“Qeveria duhet me marrë shumë seriozisht, ne prej bashkatdhetarëve i marrim rreth 1 miliard euro. Unë propozoj që t’u hiqen atyre që vijnë me automjete private që mbulohen me rreth 3 milionë euro. Kompanitë e sigurimeve i paguajnë të gjitha dëmet”, ka thënë ai.
Mirëpo kundër përfshirjes së Qeverisë në këtë proces është shprehur drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli.
Edhe
Pacolli do që Qeveria t’i mbulojë sigurimet e bashkatdhetarëve
“Nuk është mirë që qeveria të marrë përsipër pasi çdo interferim politik besoni që e pengon edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Byrove. Ne duhet të kemi koordinohemi më mirë”, është shprehur ai.
Pacolli thotë se ka edhe vetura zyrtare që s’janë të regjistruara
Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimeve ka thënë në Rubikon të KTV-së se në mesin e veturave të paregjistruara në Kosovë ka edhe vetura zyrtare.
Sipas tij, këtu hyjnë edhe veturat e qeverisë së Kosovës.
“Sot mora vesh se kanë bërë aksident makinat e qeverisë të paregjistruara, e ne tash duhet t’i paguajmë”, është shprehur ai.
Osmani thotë se zgjidhja për Karton të Gjelbër i takon MPB-së, Pacolli kërkon fushatë më intensive
Zgjidhja alternative për lehtësirat në pajisjen me Karton të Gjelbër i takon ministrisë së Brendshme.
Deputeti i LDK-së, Naser Osmani në Rubikon të KTV-së ka thënë se kjo çështje zgjidhet nëse ministria ka vullnet të punojë dhe ta sjellë një kompani që kartoni të blihet në vend.
Edhe
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër për mërgatën
Ndërsa kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë së Sigurimeve, Rrahim Pacolli nënvizoi se është më se e rëndësishme fushata, e cila sipas tij, nuk u bë asnjëherë në kohën e ministrit, Skënder Hyseni.
“Në kohën e ministrit Skënder Hyseni e kemi lut të takohet, me mua nuk është takuar asnjëherë, që të bëhen disa fushata. Nuk u takua me neve pasi siç e di, më herët ka qenë 20 mijë numri i veturave të paregjistruara, tash po thonë që 65 mijë. Nëse ministri i Brendshëm nuk pajtohet atëherë ne nuk mund të bëjmë asgjë. Kushti kryesor është të jetë 2%”, ka thënë Pacolli.