Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria shtyn votimin për shlyerjen e borxhit ndaj “Bechtel & Enkas”

Ndonëse ishte në rend dite ndarja e mjeteve prej 53 nga 63 milion euro shtesë “Bechtel & Enkas”, qeveria ka shtyrë votimin e kësaj pike për mbledhjen e ardhshme.

Kryeministri Ramush Haradinaj u detyrua të shtyjë votimin për shkak të hezitimit të ministrave për ta votuar.

Bëhet fjalë për paratë që ka kërkuar kompania e njohur për t’i mbuluar shpenzimet si pasojë e vonesave që qeveria e kaluar ka bërë në mospagesën e faturave me kohë. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë për këtë çështje se qeveria i ka dy opsione, ose të votojë kërkesën e “Bechtel & Enkas” ose që çështja të dërgohet në Arbitrazh.