Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria s’e përmbush as çerekun e vërejtjeve që Auditori i ka dhënë në 2015-n

Kuvendi është dashur të aktivizohet për ta bindur Qeverinë që t’i adresojë kërkesat e listuara në raportin e auditimit të vitit 2015. Kjo, ngaqë, deri tash, vetëm çereku i kërkesave janë përmbushur plotësisht.

Javën e shkuar Kabineti qeveritar e ka miratuar Planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të evidentuara në raport, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në seancën plenare të 1 dhjetorit të vitit të shkuar, Kuvendi ka shqyrtuar raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për buxhetin e Kosovës për vitin 2015 dhe midis rekomandimeve të dala nga kjo seancë, ka qenë edhe hartimi i Planit të veprimit dhe raportimi në baza tremujore për arritjet e bëra në zbatim.

Veç kësaj, edhe të kërkojë nga të gjitha organizatat buxhetore që të bëjnë të njëjtin raportim në Ministrinë e Financave. Të gjitha këto, me qëllimin “që të përmirësojë, fuqizojë dhe ngrejë përgjegjshmërinë në nivel qendror dhe lokal për një menaxhim më të mirë të parasë publike dhe në mënyrë ekonomike, efikase, efektive si dhe ruajtje të pasurisë publike në pajtueshmëri me ligjin”.

Plani i veprimit përmban 39 rekomandime dhe për secilën është përshkruar shkalla e përmbushjes. Vetëm 9 prej tyre janë zbatuar. (Gjerësisht sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.