Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria në detyrë ende s’e ka miratuar Pakon e Emergjencës Fiskale

Foto: Koha / ilustrim

Qeveria në detyrë e Kosovës ende nuk ka marrë vendim lidhur me pakon e propozuar nga Ministria e Financave.

Përkundër që bizneset dhe sektori privat po presin ndihmën e shtetit, qeveria ende nuk ka marrë ndonjë vendim përveç se ka propozuar 170.6 milionë euro, si Pako Emergjente për të tejkaluar situatën e krijuar pas shfaqjes së virusit COVID-19.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për KOHËN, se pakoja pritet të votohet javën tjetër.

"Pakoja emergjente fiskale në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve të prekura drejtpërdrejtë nga masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, e prezantuar dje nga Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, z.Bislimi, pritet që të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë në fillim të javës tjetër”, tha Kryeziu.

Gjatë ditës së djeshme, Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka propozuar një pako prej 170.6 milionë euro, për tejkalimin e krizës e cila është krijuar me pandeminë COVID-19.

LEXO EDHE: Pakoja e plotë e emergjencës fiskale, hartuar nga Ministria e Financave

Në këtë pako nuk është paraparë sektori i mediave, gjë që po kundërshtohet nga ekspertë të ekonomisë dhe akterë të jetë politikë e shoqëror në vend.

Edhe Bizneset ankohen se ende s’janë paguar për rimëkëmbjen ekonomike nga Pakoja Emergjente Arbëri Bizneset ankohen se ende s’janë paguar për rimëkëmbjen ekonomike nga Pakoja Emergjente

Sektori i mediave, ashtu sikurse edhe ai shëndetësor, e i sigurisë, po vlerësohen si më të nevojshmit për situatën e krijuar në Kosovë.

Sot gjatë ditës, edhe Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur të mangët këtë Pako Fiskale.

LEXO EDHE: PDK-ja publikon masat që sipas tyre duhet ndërmerren si pjesë e Pakos Financiare, atë të qeverisë e quajnë të mangët

Sipas zëdhënësit Avni Bytyçi, Qeveria në detyrë e Kosovës ka prezantuar një pako, siç tha ai, të vonuar dhe të mangët të masave emergjente për të trajtuar problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.