Me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qeveria e Kosovës ka ndarë 27,857 euro për pagesën e punonjësve për “shërbime të veçanta” në rezidencën presidenciale Ibrahim Rugova e cila gjendet në lagjen Velania në Prishtinë.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se “e kemi obligim” për t’i ndarë këto mjete dhe se kjo shumë e parave ndahet nga rezervat e shtetit dhe pagesa bëhet përmes MKRS-së, raporton Kallxo.com.
Në mbledhje nuk u specifikua se për çfarë shërbimesh të veçanta bëhet fjalë.
Rezidenca në Velani është shtëpia private e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, i cili ka vdekur në janar të vitit 2006.
Artikuj të ngjashëm
-
Afro 60 mijë euro nga rezerva shtetërore për Rezidencën e Rugovës
-
Qeveria e Kosovës ndan gati 60 mijë euro për punëtorët në Rezidencën Ibrahim Rugova
-
Për 3 vjet nga buxheti i Kosovës u ndanë rreth 140 mijë euro për Rezidencën Rugova
-
Qeveria ndan afër 60 mijë euro për rezidencën “Ibrahim Rugova”
-
Haradinaj bujar me paratë e shtetit, 85 mijë euro për familjen Rugova