Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve, inxhinierit Haki Arifi e xehetarit Idriz Gërbeshi, që kanë mbetur nën rrënojat nga shembja e dheut në minierën e Artanës.
Sipas një njoftimi nga Qeveria në detyrë, pos 30 mijë eurove për familjet e tyre, shteti do t’u ndihmojë edhe me bursë për fëmijët që ndjekin shkollimin dhe djalit të madh të Gërbeshit, 21-vjeçar, do t’i mundësohet punësimi në minierë.
“Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën sot nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t'i ndihmoj familjet e tyre me nga 30,000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin. Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t'i ofrohet mundësi punësimi në minierë”, thuhet në njoftim të Qeverisë.
Kurti ka vizituar sot Artanën bashkë me ministren e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari, e krerë të tjerë të ndërmarrjeve publike.
Në njoftim theksohet se nuk ka asnjë minator tjetër të ngujuar.
Ekipet e FSK-së, ato të mjekësisë ligjore dhe ekipi i kërkim-shpëtimit të KEK-ut janë duke punuar për nxjerrjen e trupave.
-
Nxirren nga miniera e Artanës trupat e dy minatorëve që vdiqën si pasojë e shembjes së dheut
-
Qeveria ndan 40 mijë euro për familjen që i humbi dy djemtë si pasojë e zjarrit në Ujz të Gjakovës
-
Tragjedia në minierën e Artanës: Varrosen dy minatorët, komision hetimor për aksidentin
-
Qeveria në detyrë ndan 60 mijë euro për familjarët e punëtorëve që vdiqën në Minierën e Artanës
-
Ymeri: 20 minatorë po punonin kur ndodhi tragjedia në minierën e Artanës