Edhe pse rasti i tenderit për prodhimin e pasaportave biometrike në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe kompanisë austriake OeSD nuk ka përfunduar ende, Qeveria e Kosovës me rishikim të buxhetit ka paraparë që të ndajë rreth 5.6 milionë euro për vendimin e arbitrazhit, shkruan sot Koha Ditore.
Qeveria, përkatësisht Ministria e Financave e ka cilësuar si vendim të formës së plotfuqishme vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit me seli në Paris të Francës, me të cilin obligohet Ministria e Punëve të Brendshme që t’ia paguajë kompanisë austriake rreth 5 milionë euro, për shkëputje të njëanshme të kontratës së tenderit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sa u përket rishikimit të buxhetit dhe vendimin të cilin e kemi obligim për ta paguar pasi që është vendim i formës së plotëfuqishme dhe pas rishikimit të të gjitha procedurave, në përputhje me legjislacionin në fuqi duke përfshirë këtu edhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë shuma prej 5.6 është e paraparë për vendimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.