Qeveria në largim e udhëhequr nga Isa Mustafa është mbledhur në mëngjes. Kjo mbledhje ishte e paraparë të mbahet te premten e kaluar, por dështoi pasi që ministrat e Partisë Demokratike nuk morrën pjesë, raporton TV ARTA .
Në këtë mbledhje, në të cilën po marrin pjesë ministrat nga PDK, qeveria ka ndarë 200 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevoja tjera për mirëmbajtje.
Qeveria po ashtu ka ndarë 185 mijë euro për Këshillin Prokurorial të Kosovës përkatësisht Prokurorisë Speciale të Kosovës, për kompensimin e shtesave dhe stimulim financiar për vitin 2017.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria ndan 100 mijë euro në përkrahje të koalicionit global kundër ISIS-it
-
Me fare pak arsyetim, Qeveria në ikje shpërndan miliona të shtetit
-
Qeveria ndan 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit
-
Sigurimi i Aeroportit të Gjakovës ruajti pa para pajisjet 9 milionëshe, Qeveria ndan 200 mijë euro
-
Sot mbahet mbledhje e Qeverisë, nëse tubohen ministrat