Qeveria e Kosovës ka mohuar raportimet se të rinj nga Kamenica kanë ikur nga Kosova të martën mbrëma.
Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë, ka thënë për portalin Koha.net se të rinjtë që kanë udhëtuar në drejtim të Kroacisë kanë leje pune në këtë shtet, por edhe në vende tjera evropiane.
“Propaganda mediale nga qarqe të caktuara se në Kosovë po ndodhë emigrim të qytetarëve është e papranueshme. Informatat zyrtare tregojnë që personat të cilët kanë udhëtuar dhe që vijnë nga qytete të ndryshme të vendit, janë të rinj që kanë kontratë pune kryesisht në Kroaci por edhe në vende të tjera evropiane”, ka thënë Gashi për portalin Koha.net.
Sipas Qeverisë, ky proces është i natyrshëm për faktin se lëvizja e lirë dhe puna është e drejt e garantuar për secilin individ dhe si e tillë duhet të respektohet.
-
“Lëvizja Revolta” kërkon transparencë lidhur me aplikimet për shtetësi
-
Lista Serbe inkurajon serbët e Kosovës ta respektojnë Ligjin për të huajt
-
Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik, hedhin para Qeverisë “mashtrimet e Kurtit”
-
Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë
-
Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë