Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë 2018-2020.
Programi është dokument i cili ka identifikuar aktivitetet dhe projektet për zbatimin e Strategjisë së miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si dhe afatet kohore për zbatimin e tyre.
Ky program, sipas Qeverisë, siguron edhe krijimin e kushteve për sigurim të furnizimit të besueshëm dhe të sigurt me energji elektrike përmes zhvillimit të kapaciteteve prodhuese, transmetuese dhe shpërndarëse sipas kërkesave në rritje të konsumatorëve, raporton Koha.net.
“Zbatimi i këtij programi lidhet edhe me aktivitetet e rëndësishme për fillimin e ndërtimit të termocentralit te ri “Kosova e Re”, rehabilitimin e termocentralit “Kosova B”, krijimi i tregut të përbashkët energjetik me Republikën e Shqipërisë, etj”, është thënë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
-
Qeveria miraton projektligjin për energjinë
-
Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë atë për Energjinë
-
Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për zgjerim të ngrohjes qendrore në Prishtinë
-
Qeveria voton një numër projektligjesh
-
Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë obligimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë