Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria miraton programin kombëtar për MSA-në

Qeveria e Kosovës ka miratuar programin kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2017-2021.

Qeveria po ashtu ka miratuar raportin vjetor të punës së qeverisë për vitin 2016.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ky raport ka për qëllim të sheh progresin e arritur në prioritetet e Qeverisë, transmeton kp.

"Raporti ka për qëllim të sheh progresin e arritur, veçmas të jetë referencë për prioritetet strategjike për këtë vit. Gjatë 2016, Qeveria ka punuar në pesë prioritete, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës, agjendën evropiane dhe politikën e jashtme, arsim, shkencë, kulturë, sport, zhvillim rinor dhe zhvillimin e shëndetësisë moderne. Të arriturat kanë qenë të prekshme për qytetarët e Kosovës ", tha ai.