Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në mbledhjen e Qeverisë, tha se ky projektligj ka të bëjë me një ndryshim i cili konsiston që të kemi një legjislacion të barabartë edhe për presidentin e Kosovës, si të ish-zyrtarit të lartë të Republikës së Kosovës, ngase me ligjin paraprak ka qenë i përjashtuar Presidenti i Republikës së Kosovës.
Sipas tij, me ketë nen barazohet presidenti i Kosovës, ish-presidenti, ish kryetari i Kuvendit, kryeministrin, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme dhe kryeprokurorit të shtetit.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sqaroi se nuk flitet për presidentin aktual, pasi është dhënë iniciativa vetëm që të barazohet statusi i presidentit me statusin e bartësve tjerë të pozitave të larta. Mustafa shtoi se kjo i takon edhe ish- presidentëve, pas vitit 2008.
-
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
-
Surroi: Bashkëpunimi për presidentin të nisë me kriteret për kandidatë, jo me ndarjen e pushtetit qeveritar
-
Shtyhet për 23:00 seanca për presidentin
-
Çka thotë Kushtetuta për zgjedhjen e presidentit
-
Përplasje në Kuvend rreth seancës për presidentin