Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Qeverisë ku ka prezantuar dy ekspoze, njëra për koncept dokumentin për tokën ndërtimore dhe ekspozenë për propozim–vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e viktimave të krimit, me vlerë 100.000 euro.
Pas miratimit të këtij ligji, ministrja tha se kërkohen mjete financiare që të fillojë procesi i kompensimit të viktimave të krimit.
“Përmes këtij procesi, mundësohet kompensimi financiar i viktimave të krimit, përkatësisht viktimave të kategorive të caktuara të veprave penale”, theksoi Hoxha.
Qeveria e Kosovës miratoi koncept dokumentin për tokën ndërtimore dhe propozim–vendimin e ministres Dhurata Hoxha për mjetet financiare për kompensimin e viktimave të krimit, me vlerë 100.000 euro.
-
Qeveria e Kosovës miraton koncept-dokumentin për Kompensimin e Viktimave të Krimit
-
Ministrja Hoxha: Drejtësi për viktimat e krimit
-
Hoxha kërkon që sa më parë të kompensohen viktimat e krimit
-
Jo të gjitha viktimat e krimit mund të përfitojnë nga Ligji për kompensim
-
Viktimat e krimit në Kosovë, të pambrojtura