Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria mblodhi 500 milionë euro nga emetimi i letrave me vlerë, ekspertët e kundërshtojnë qasjen

Mbi 500 milionë euro janë shpenzuar nga Qeveria e Kosovës përmes emetimit të letrave me vlerë që nga viti 2012.

Pjesa dërrmuese e tyre ka shkuar për të paguar obligimet e letrave me vlerë të kaluara dhe një pjesë në buxhet pa u specifikuar fare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njohës të fushës së ekonomisë e quajnë të gabuar qasjen e ekzekutivit për mënyrën e shpenzimit të mjeteve nga letrat me vlerë.

Për profesorin e ekonomisë, Berim Ramosaj, veprime të tilla po bëhen për të mbushur buxhetin dhe për t’u lëvduar se buxheti u rrit në 2 miliardë. Ai thotë se ministrat e deritashëm, që kanë drejtuar këtë dikaster, kanë vepruar me mendësinë e vjetër.

Nga ana tjetër, Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës, kërkon që të mos organizohen emetime të letrave me vlerë për të mbushur buxhetin, por për investime që kthehen në punësim.

Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore, këtë vit, përmes emetimit të letrave me vlerë, shuma bruto e synuar do të jetë 140 milionë euro.