Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria mbledh para më së shumti nga tatimi në prodhim – shpenzon më së shumti në paga e pensione

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM2 2017).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM2 2017 ishte 448.7 milionë euro, sipas ASK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhim, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në raportin e ASK-së, raporton Koha.net.

Në TM2 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 439.0 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (31%); kontributet sociale dhe përfitimet (24%); formimi i kapitalit bruto (23%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thotë ASK në raportin e saj.

Për më shumë informata, lidhur me publikimin “Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM2 2017”, klikoni KËTË LINK.