Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria lejon ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur për ndërtimin e varrezave të reja të ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941. Vendimi është publikuar të shtunën e 16 dhjetorit dhe vjen pak kohë pas vizitës që ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, realizoi në shtetin helen, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë vendim Qeveria shqiptare ka vendosur të bëjë lëvizjen e parë për zgjedhje të mosmarrëveshjeve me Greqinë. Çështja e varrezave të ushtarëve grekë ka qenë ndër kryesoret që ka vendosur gati çdo Qeveri greke në bisedimet greko-shqiptare, por që ka shkaktuar reagime të ndryshme në Shqipëri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 5, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin e datës 25.3.2010, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes...” , thuhet mes tjerash në vendimin e Qeverisë së Shqipërisë.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)