Ndonëse nga organizatat e shoqërisë civile është kërkuar përcaktimi i lartësisë së pagës me të cilën do të kompensohen viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se fillimisht duhet të kryhet verifikimi dhe të dihet numri i viktimave të kësaj kategorie, shkruan sot Koha Ditore.
Hamza në mbledhjen e Qeverisë, që është mbajtur të premten, ka kërkuar shkurtim të afatit prej pesë vjetësh në 5 muaj të kohëzgjatjes së procesit të verifikimit.
“Ne si Ministri e Financave kërkojmë që ju ta sillni plotësim-ndryshimin e rregulloreve, ta shkurtoni afatin prej 5 vjetësh që e keni paraparë me u mbyll ai proces dhe ta bëni në 5 muaj, ta dimë numrin e saktë, dhe në momentin kur ne e dimë numrin e saktë marrim vendim për lartësinë e pagesës dhe e dimë koston dhe do të jenë pjesë e buxheteve të rregullta”, ka deklaruar Hamza... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
MF: Shkurtimi i afatit për verifikimin e të dhunuarve seksualë gjatë luftës ka për qëllim përfitimin sa më të shpejtë nga ta
-
Kundërshtohet shkurtimi i afatit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale
-
Pesë vjet në dispozicion për regjistrimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
-
Propozohet që shuma për kompensimin e viktimave të dhunës seksuale të jetë 200 euro
-
Hamza përfshin viktimat e dhunës seksuale në Buxhetin e vitit 2018