Një javë pasi kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se do t’u gjendet zgjidhje pesë pikave që kanë të bëjnë me çështjen e personave të zhdukur, Qeveria i ka ndërruar fjalët, shkruan sot Koha Ditore.
Të dielën e kaluar, në një takim që ka zhvilluar kryeministri Ramush Haradinaj me udhëheqësin e delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, Ibrahim Makolli, ky i fundit kishte përmendur disa nga problemet kryesore rreth të zhdukurve që kërkojnë zgjidhje.
Kërkesat ishin që të ndërrohej anëtari i UNMIK-ut që është pjesë e Komisionit qeveritar për të zhdukurit, të kërkohej zgjidhje për problemet që kanë mbetur pezull, siç janë caktimi i një zyrtari për sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit dhe të gjendej zgjidhje për çështjen e 300 mbetjeve mortore në morgun e QKUK-së. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Haradinaj i jep vetes një javë afat për të zgjidhur çështjet që Makolli ngriti për të pagjeturit
-
Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
-
Kurti: “Të zhdukurit me dhunë”, termi i dakorduar në marrëveshje
-
Kurti: Ka nisur amandamentimi i Ligjit për personat e zhdukur, brenda vitit shkon në Kuvend
-
Hoti: Të pagjeturit janë plagë e hapur e shoqërisë sonë