Qeveria e Kosovës ka vendosur të martën që të heqë taksën 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe nga Bosnjë-Hercegovina që kishin hyrë në Kosovë, por që nuk i kishin të paguara taksat doganore në momentin kur ishte vendosur masa mbrojtëse për produktet me origjinë nga të dyja vendet, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vlera e mallit të liruar është 2.189.041,95 euro.
Sikur taksa të mos iu hiqej, buxheti i shtetit do të mundë ta arkëtonte saktësisht këtë shumë. Por, me vendimin e ri, këto stoqe mallrash u nënshtrohen taksave të vjetra. Për pasojë, nga taksa do të përfitojë vetëm 470.746,88 euro.
E dhëna është nxjerrë nga një raport i Doganës së Kosovës, i hartuar me kërkesë të Qeverisë. Dokumenti, të cilin e ka siguruar edhe “Koha Ditore”, tregon statusin e mallrave nën regjimin e depove doganore, përkatësisht mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina që janë vendosur në këtë regjim doganor pas vendosjes së masave mbrojtëse në import.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Nga heqja e taksës, në Kosovë kanë hyrë 1.6 milionë euro mallra serbe
-
Cilët mallra nga Serbia pritet të dalin në tregun e Kosovës
-
Qeveria liron nga taksa mallrat serbe që janë futur në Kosovë para vendimit për taksë 100%
-
Maqedonia e Veriut, përfituesja më e madhe nga taksa 100 për qind
-
Taksa dhe tregu me karakter etnik në Kosovë